
Katër të vdekur dhe 167 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
14 shtator 2020
| 17:43
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar katër të vdekur nga koronavirusi, 167 qytetarë janë infektuar me Covid-19 dhe 46 pacientë janë shëruar.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën me Covidin e kanë humbur një 59-vjeçar dhe një 78-vjeçar nga Tirana, një 71-vjeçare nga Shkodra dhe një 76-vjeçar nga Lezha.