Katër të vdekur dhe 67 të shëruar nga Covidi

30 tetor 2020 | 15:09

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë vdekur katër persona si pasojë e Covid-19

Po ashtu, ky institut ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 67 persona dhe janë paraqitur 418 raste të reja me virusin “Korona”.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 418 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Prizren)”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tërmeti i rënë paka para orës 13:00 në brigjet e…