Katër te vdekur dhe 717 raste të reja me Covid

10 shkurt 2022 | 14:59

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur katër persona dhe janë paraqitur 717 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 2 mijë e 370 persona dhe janë dhënë 1 mijë e 355 doza të vaksinës kundër Covid-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 797 661 doza të vaksinës. Deri më sot 809 613 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 91.372 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 4 132 testime, 717 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 4 raste i vdekjes. Sot janë shëruar 2 370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201 015. Në total numri i rasteve aktive është 16 849”, ka njoftuar MSh-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona janë shpëtuar nga ekipi i kërkim-shpëtimit pas ortekut…