Katër vdekje të dyshimta në katër qytete, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka bërë me dije se katër vdekje kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Prizren, Suharekë, Gjakovë dhe në Mitrovicën e Jugut.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në Prizren dyshohet se një burrë është gjetur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës teksa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Ndërkohë është bërë me dije se në Suharekë një grua raportohet se është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor pas problemeve shëndetësore.
Sipas raportit policor, viktimës i është keqësuar gjendja dhe më pas ka vdekur, bën të ditur raporti 24-orësh i policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Në Gjakovë është raportuar se një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Ndërsa në Mitrovicë të Jugut, një grua gjithashtu është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.



