
Katërvjeçari goditet nga vetura në Sarandë
16 korrik 2023
| 15:49
Një aksident ka ndodhur në Sarandë, si pasojë e të cilit ka mbetur i lënduar një katërvjeçar.
Dyshohet se personi i cili e ka goditur katërvjeçarin është një 69-vjeçar, shkruan TCh. Katërvjeçari është dërguar në spital për tretmanin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.