Katharine McPhee iu përgjigjet kritikëve për fejesën

09 korrik 2018 | 11:02

Katharine McPhee javën e kaluar u fejua me David Foster dhe asaj nuk i bëhet vonë se çfarë thonë njerëzit në lidhje me marrëdhënien e tyre.

34-vjeçarja ka shfrytëzuar rrjetin social në “Twitter” për t’u thënë kritikëve se ka gjëra më të rëndësishme për ata këto ditë sesa të shqetësohen për fejesën e çiftit.

“Të gjithë duhet të shqetësoheni më shumë rreth regjistrimit për të votuar dhe zgjedhjet afatmesme se sa kush po martohet me mua”, ka shkruar Katharine.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është bërë një vit prej publikimit të këngës “New Rules”…