Kavajë: 24-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përplaset me 4 automjete të tjera

12 janar 2026 | 22:03

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kavajës.

Rreth orës 19:30, në rrugën “Josif Budo”, shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit që po drejtonte dhe për pasojë ka goditur 4 automjete të parkuara anës rrugës.

Si pasojë e përplasjes, 24-vjeçari ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar në spital për kontroll mjekësor, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrezon Haziri shpall te pavlshme diplomen e shmle “Hasan Prishtina”