KB Kosovari në Ligën e Parë

30 mars 2023 | 23:58

KB Kosovari do të jetë anëtari më i ri i Ligës së Parë në basketboll në konkurrencën e meshkujve.

Gjatë garave të rregullta, skuadra e Kosovarit shënoi dhjetë fitore në dhjetë ndeshje të zhvilluara, ndërsa edhe në “Play-off” ishte perfekte, duke mos e humbur asnjë ndeshje dhe triumfoi në këtë ligë.

Fitorja ndaj Kaçanikut 64:83 i mjaftoi për tu shpallur kampion dhe për të siguruar hyrjen në Ligën e Parë.

Trofeun e dorëzoi Komisari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina ka vazhduar me formën e mirë të Prince…