KB Peja bëhet me trajner amerikan

29 qershor 2025 | 00:03

Klubi pejan KB Peja ka njoftuar se ka angazhuar amerikanin, Greg Gibson si shef të shtabit teknik.

Gibson ka karrierë të pasur në Ligat Europiane si Finlanda, Belgjika, ku ka arritur plot 4 herë të shpallet Kampion në Finlandë. Amerikani ka drejtuar skuadra në kompeticione prestigjioze Europiane si Eurocup, Champions League, VTB League dhe Europe Cup.

Njoftimi i plotë i KB Peja:

Greg Gibson – trajner i ri i KB Peja!

Amerikani Greg Gibson do të jetë trajner i KB Pejës për sezonin 2025/2026. Me përvojë mbi 25 vjeçare si trajner, Gibson tashmë vjen në Pejë për të sjellur njohuritë dhe aftësitë e tij.

Gibson ka karrierë të pasur në Ligat Europiane si Finlanda, Belgjika, ku ka arritur plot 4 herë të shpallet Kampion në Finlandë. Amerikani ka drejtuar skuadra në kompeticione prestigjioze Europiane si Eurocup, Champions League, VTB League dhe Europe Cup.

KB Peja i uron mirëseardhje në “Karagaçi” trajnerit Gibson – dhe kështu hapim kampanjën 2025/26.

🦅 #ZemraRrehMeTy #WelcomeCoachGreg

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia është kampione e Europës me grupmoshën U21. “Tre Luanët”…