KB Peja prezanton skuadrën për sezonin 2025/26

10 shtator 2025 | 15:55

Klubi i basketbollit KB Peja ka prezantuar sot zyrtarisht përbërjen e plotë të skuadrës për sezonin e ri 2025/26, duke ngjallur entuziazëm tek tifozët e zjarrtë “verdhezi”.

Përmes një postimi zyrtar, klubi shkroi: “Tifozë të dashur të KB Peja, iu prezantojmë skuadrën e plotë për sezonin 2025/26. 💛 O MOJ PEJA JONË!!!!”.

Trajneri i skuadrës për këtë sezon është amerikani Greg Gibson, i cili pritet të sjellë eksperiencën dhe disiplinën e tij për të çuar Pejën drejt titujve. Objektivat për sezonin e ri janë të qarta: dominim në Superligën e Kosovës dhe performancë dinjitoze në arenën ndërkombëtare.

Tifozët e Pejës mezi po presin fillimin e sezonit dhe janë gati të mbushin palestrën me atmosferën unike që i karakterizon, raporton “Epoka e re”.

Lista e plotë e lojtarëve: Shëndrit Llapi, Skyler Flatten, Dequan Morris, Musab Mala, Tajh Green, Cesare Edwards, Arti Hajdari, Jordan Johnson, Dardan Berisha, Malcolm Armstead, Edward Beqiri, Drin Ademaj, Olti Sallabegolli, Elon Hasanaj, Alan Herndon, Sokol Nila.

May be a graphic of basketball and text that says "ZEVRARREH ZEVFAFREHVETY WETY 2066/26 WIL DWE झा OUR ROSTER SEASON 25/26 o 1 2 SHENDRRIT LLAPI SKYLER FLATTEN DEQUAN DEQUANMORRIS MORRIS MUSAB MALA 4 5 9 10 TAJH GREEN CESARE EDWARDS ARTIHAJDARI JORDAN JOHNSON DARDAN BERISHA 11 13 20 21 24 MALCOLM ARMSTEAD EDWARD BEQIRI DRINADEMAJ DRIN OLTI SALLABEGOLLI ELONHASANAJ 32 ALAN HERNDON SOKOL NILA 66 COACH: GREG GIBSON PEIA"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është shprehur e gatshme për…