
KB Peja rikthen Musab Malën
09 korrik 2025
| 22:08
Fundori Musab Mala është kthyer te skuadra e basketbollit Peja.
Mala edhe më herët ka luajtur për ekipin pejan, ndërsa së fundi ishte te Bora e Prishtinës. E ndihmoi këtë skuadër të mbetet në Superligën e Kosovës.
Mala është reprezentues i Kosovës, ndërsa vlerësohet prej fundorëve më të mirë kosovarë.
Ai e ka nisur karrierën te Trepça, ndërsa ka luajtur edhe për Bashkimin, Vëllaznimin e disa skuadra të tjera.
Mala është basketbollisti i parë i prezantuar nga Peja për edicionin e ri. Amerikani Greg Gibson do ta drejtojë skuadrën pejane në edicionin e ri.