KB Peja transferon Skyler Flattenin

12 gusht 2025 | 13:33

KB Peja ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Skyler Flatten (pozita 3, 198cm) për sezonin 2025/26.

“30-vjeçari, me përvojë të madhe në basketbollin internacional – ka luajtuar për skuadra si Boras Basket në Suedi, Pinar Karsiyaka në Turqi, Bakken Bears në Danimarkë, PAOK dhe Lavrio në Greqi e së fundmi për Al Sadd në Katar, bëhet basketbollisti i radhës i KB Peja”, ka njoftuar skuadra pejane.

Sezonin e fundit, Flatten luajti me një mesatare prej 19.6 pikëve, 3.4 kërcimeve dhe 3.4 asistimeve në ndeshje, me saktësi 50% nga loja e hapur (65% nga 2 pikë dhe 38% nga 3 pikë). Flatten do t’i bashkohet skuadrës më 25 gusht, kur KB Peja nis përgatitjet parasezonale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të Dhomave të Shkallës së Dytë të Gjykatës…