KB Prishtina prezanton për sezonin e ri

18 tetor 2020 | 13:08

KB Prishtina ka prezantuar skuadrën për sezonin 2020/21.

Titulli i kampionit do të jetë synimi për skuadrën kryeqytetase, e cila këtë edicion do të paraqitet me shumë emra të rinj.

Trajneri Andin Rashica nuk do të ketë shumë lojtarë nga garda e vjetër, me Edmond Azemin dhe Fisnik Rugovën si dy lojtarë që nuk janë dorëzuar akoma. Meriton Ismaili, Muhamedali Janjeva dhe emra të tjerë do të jenë ata që do të shkruajnë kapitullin e ri për këtë skuadër.

Trajner: Andin Rashica

4. Edmond Azemi (Kapiten)
1. Atik Koshi
5. Altin Morina
6. Arian Memeti
7. Fisnik Rugova
10. Mërgim Jakupi
12. Dion Haxhosaj
15.Arbër Sinani
22. Meriton Ismaili
23. Muhamedali Janjeva
24. Eliot Peci
41. Albin Rexhepi
44. Don Polloshka
77. Arian Qallaku
88. Bledar Thaçi

Rosteri për vitin 2020/21Trajner ? Andin Rashica4️⃣ Kapiten – Edmond Azemi ©️1️⃣ Atik Koshi5️⃣ Altin Morina6️⃣…

Publiée par KB Prishtina sur Samedi 17 octobre 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i rasteve aktive në Itali është afër 117 mijë…