KB Ylli nderon familjen Berisha dhe Isuf Lumin

22 mars 2019 | 16:14

Në organizim të KB Golden Eagle Ylli dhe në mbështetje të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në Suharekë do të organizohet një ndeshje revyale për nder të dëshmorëve të rënë të familjes Berisha, si dhe për nder të ndjerit Isuf Lumi, ish-sekretar i Përgjithshëm i FBK-së.

I ndjeri Isuf Lumi ka qenë kryetari i parë i FBK-së pas mëvetësimit të sportit të Kosovës, ndërsa pasluftës për disa vite radhazi ka qenë në rolin e sekretarit të Përgjithshëm të FBK-së, duke kontribuar maksimalisht në të gjitha mënyrat në zhvillimin e basketbollit.

Në këtë ndeshje revyale, e cila do të zhvillohet më 25 mars 2019 (e hënë) me fillim nga ora 18:00 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, do të takohen organizatori i këtij aktiviteti, KB Golden Eagle Ylli kundër lojtarëve të huaj që luajnë në Superligën e Kosovës.

Agjenda e ndeshjes revyale (25.03.2019):

17:00 Ceremonia hapëse
17:30 Paraqitja e ekipeve në fushë
18:00 Fillon ndeshja
19:30 Ceremonia përmbyllëse
20:00 Darka e përbashkët

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s…