
KBF Bashkimi fiton Kupën e Kosovës
24 shkurt 2025
| 13:44
Në një super finale në Rahovec, që ishte spektakël i basketbollit, prizrenaset fituan ndaj Prishtinës me rezultat 64:73 (14:21, 10:18, 25:12, 15:22). Ceremonia zyrtare u hap me ndarjen e mirënjohjeve për vëzhguesen e ndeshjes dhe 3 gjyqtarët e ndeshjes finale të Kupës së Kosovës, mirënjohje që u ndanë nga Valdet Spahija.
Medaljet e arta për KBF Bashkimi dhe ato të argjendta për KBF Prishtina u ndan nga anëtarja e bordit të FBK-së, Linda Shala dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.
Shala ndau edhe MVP-në e ndeshjes që i takoi Adrienne Godbold të Bashkimit. Trofeun e ndau kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe e pranoi kapitenia e KBF Bashkimit, Aulona Muhadri.