KBF Peja 03 zyrtarizon transferimin e Tiara Shalës

18 gusht 2025 | 16:24

KBF Peja 03 ka njoftuar se basketbollistja Tiara Shala është përforcimi më i ri për sezonin 2025/2026. Shala është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U16, derisa potenciali i saj është mjaftë i madh.

“Me shumë kënaqësi njoftojmë afrimin e Tiara Shalës, lojtare e talentuar e Përfaqësueses së Kosovës U16, e cila ka treguar potencial të madh dhe përkushtim në parket. Tiara ka spikatur me lojën e saj energjike dhe me vendosmërinë për të dhënë maksimumin për ekipin, duke u bërë një prej emrave më premtues të gjeneratës së re të basketbollit kosovar. Tiara, mirë se erdhe në familjen KBF Peja 03 – rrugëtimi sapo ka filluar!”, thuhet në njoftimin e klubit pejan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luhansku është tashmë pothuajse tërësisht nën kontrollin rus. Por, Ukraina…