KCSF NIS DIALOGUN MBARËKOMBËTAR PËR ANGAZHIMIN QYTETAR NË KOSOVË

12 maj 2022 | 15:43

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), dhe misioni i USAID në Kosovë kanë nisur sot një dialog mbarëkombëtar në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, dialog i cili ka filluar në rajonin e Prizrenit dhe do të vazhdojë në shtatë rajone të tjera në mbarë Kosovën. Në ngjarjen e parë publike që u mbajt sot, për lansimin e këtij programi, qytetarë, përfaqësues nga sektori privat, institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile nga Prizreni, Malisheva, Suhareka, Mamusha dhe Dragashi, u mblodhën në Kinema “Lumbardhi”, për të diskutuar mbi mundësitë e angazhimit dhe veprimeve të përbashkëta për të ndërtuar komunitete më të fuqishme dhe mjedise më të mira jetese për qytetarët që jetojnë në këtë rajon.

Drejtori Ekzekutiv i KCSF-së, z. Taulant Hoxha, iu drejtua të pranishme në fjalën e tij hyrëse duke theksuar se nuk ka shoqëri civile pa njerëzit dhe komunitetet.

“Për një kohë të gjatë, shoqëria civile në Kosovë ka qenë një term i rezervuar për organizatat joqeveritare dhe projektet me një datë përfundimi, më shumë se sa për individët që janë pjesë e komunitetit tonë apo edhe ata që nuk shihen, por që mund të angazhohen dhe vetëm sa pasurojnë kolektivitetin tonë. Por nuk ka shoqëri civile pa njerëzit në komunitetet ku ne jetojmë: shkollat ​​që formësojnë arsimin dhe jetën tonë publike, bizneset dhe punëtorët që fuqizojnë lagjet dhe qytetet tona, institucionet që mund të krijojnë një rrugë për të ardhmen tonë, dhe secili e secila, pra çdo qytetar, që dëshiron të tregojë se ka vlerë për të ofruar për shoqërinë”, tha Hoxha.

Programi për Angazhim Qytetar, realizohet në partneritet nndërmjet KCSF-së dhe USAID-it në Kosovë, me qëllim që t’i jap shoqërisë civile një kuptim më të madh dhe t’i shndërrojë komunitetet në komunitete ku përkatësia është mundësi dhe jo e pamundur.

“Programi për Angazhim Qytetar përfaqëson një qasje të re të USAID në mënyrën se si mbështet dhe angazhohet me shoqërinë civile, e që ka të bëjë me përkrahjen e qëndrueshmërisë së shoqërisë civile si sektor”, tha James Evans Butler, ushtrues i funksionit të Drejtorit të Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID në Kosovë.

Gjatë hapjes së Programit për Angazhim Qytetar në rajonin e Prizrenit, patëm rastin të komunikojmë me qytetarët dhe të angazhohemi në një dialog rreth tri fushave kryesore tematike të aktivitetit: Angazhimi i komunitetit; Besimi ndërshoqëror dhe zgjerimi e mobilizimi i burimeve.

Nëpërmjet tre diskutimeve paralele jo-formale, diskutuam me qytetarë, organizata vendore të shoqërisë civile, biznese, institucione qeveritare dhe media, se si t’u ofrojmë mundësi pjesëmarrësve të reflektojnë mbi atë se si Programi për Angazhim Qytetar mund të jetë i dobishëm për ta.

Rreth Programit për Angazhim Qytetar

Programi për Angazhim Qytetar është një iniciativë pesëvjeçare e zbatuar nga KCSF në partneritet me USAID-in në Kosovë. Qëllimi kryesor i këtij partneriteti është të nxisë një kulturë aktivizmi që e bën jetën në lagjet dhe qytetet tona më të mirë, më të kujdesshme dhe kuptimplotë. Nëpërmjet punës së tij, Programi për Angazhim Qytetar do të realizohen një numër i aktiviteteve të bazuara në tre shtylla thelbësore: Angazhimin e komunitetit, besimin ndërshoqëror dhe zgjerimin e mobilizimin e burimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka thënë se kjo ministri…