KD i shkollës “Shtjefën Gjeçovi”, në kundërshtim me Ligjin e Konkurrencës përcakton hotelin për eskursion të nxënësve
Një aksham pazar me ekskursione është duke ndodhur në shkollën e mesme Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë.
Një njoftim të pa zakontë, të pa parë deri më tash, në kundërshtim të plotë me udhëzimin administrativ 02/2016, Ligjin e Konkurrencës, por edhe ligjeve tjera të aplikueshme në vendin tonë u ka dërguar kompanive turistike drejtoria e Shkollës Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë për organizimin e ekskursionit me maturantë në Shqipëri.
Në njoftimin e dërguar shkolla në kundërshtim të plotë me ligjin e ka zgjedhur hotelin Bonita në Durrës, deri sa nga kompanitë turistike kanë kërkuar që t’i dërgojnë ofertat e ku një prej kritereve është që të kenë marrëveshje me hotelin e preferuar të drejtorisë së shkollës.
Por, ky kriter i vendosur bie në kundërshtrshtim të plotë me kriteret e vlerësimit të ofertave, e ku njeri prej kritereve kryesore është lloji i hotelit, kategoria e hotelit në bazë të yjeve, raporton Front Online.
Përzgjedhja e hotelit nga shkolla eliminon konkurrencën, por edhe krijon dyshime për kurdisje të këtij tenderi, pasi që shkolla ka zgjedhur hotelit, e nga kompanitë turistike kërkohet që të kenë marrëveshje me këtë hotel.
Portali për këtë çështje ka kontaktuar disa nga agjencitë turistike që operojnë në vendin tonë e që këtë veprim të shkollës e kanë cilësuar si skandal që duhet të hetohet nga organet e hetuesisë.
“Nuk ka logjik kjo që ka ndodhur. Ky rast është për Prokurori. Ky proces është 100 % i kurdisur. Kur shkolla e cakton hotelin çfarë logjike ka që të kërkohet oferta nga kompanitë turistike” thotë njeri prej drejtueseve të Agjencive turistike i cili nuk deshi të identifikohej për publik.
Sipas tij, përzgjedhja e shkollës paraqet favorizim të një hoteli dhe kjo paraqet një shkelje të rëndë ligjore.
Përfaqësuesi i kompanisë turistike i kontaktuar nga portali që nuk deshi të identifikohej ka bëre të ditur se nesër këtë rast do ta dërgojnë në Prokurori./FrontOnline/