KDI-ja kërkon nga komuna e Pejës zbatimin e ligjit për qasje në dokumente publike

28 tetor 11:33

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), bazuar në Ligjin Nr.06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike, me datë 30 shtator të këtij viti ka kërkuar nga komuna e Pejës (drejtorisë për buxhet dhe financa) qasje në kartelën analitike të kontos për shpenzimet financiare 1 janar 2021 deri me 30 shtator 2021 – për të gjitha kategoritë buxhetore (paga dhe mëditje, mallra dhe shërbime, shërbime komunale, subvencione dhe investime kapitale) edhe informata për shpenzimet e detajuara nga kartela analitike e kontos për nën kodet e shpenzimeve në kategorinë e investimeve kapitale.

“Që nga paraqitja e kërkesës për qasje në këto dokumente publike, komuna e Pejës, përveç se ka konfirmuar pranimin e kërkesës nga KDI, nuk ka ofruar përgjigje zyrtare siç parashihet me ligj. Për më tepër, njëzet e nëntë (29) ditë pas kërkesës fillestare, me datë 20 tetor 2021, KDI përmes postës elektronike ka rikujtuar Komunën e Pejës në lidhje me kërkesën, por prapë nuk ka marrë ndonjë përgjigje”, thuhet në komunikatën e KDI-së.

Sipas kësaj komunikate, neni 12 i Ligjit për Qasje në dokumente Publike, paragrafi 1, precizon qartë që “Institucioni publik detyrohet që brenda shtatë ditëve prej kohës së regjistrimit të kërkesës, të nxjerrë vendim për lejimin e qasjes në dokumentin e kërkuar ose të nxjerrë vendim të arsyetuar për refuzimin e plotë apo të pjesshëm dhe informon kërkuesin për të drejtën që ai ka për të kërkuar rishqyrtimin e kërkesës si dhe kur dhe ku të paraqitet kërkesa e tillë. (shih LQDP https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=20505).

“Andaj, bazuar në obligimet ligjore që kanë institucionet në raport me zbatimin e legjislacionit për qasje në dokumente publike, Komuna e Pejës ka bërë shkelje të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, dhe për këtë, KDI rekomandon Komunën e Pejës që të zbatojë ligjin duke garantuar qytetarëve qasje dhe informata të plota kurdo që shfrytëzojnë mekanizmat e tillë ligjor”, theksohet në komunikatën e KDI-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja dhe influencierja e rrjeteve sociale, Beatrix Ramosaj është njëra…