KDI-ja kërkon zbatim të plotë të ligjit për mbrojtje të sinjalizuesve

07 dhjetor 2023 | 15:45

Në tryezën e së enjtes u publikua raporti “(Mos)Zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në nivelin ekzekutiv”.

Ky është raporti i dytë në serinë e raporteve që skanojnë implementimin e ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve në institucionet publike në vend.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar nga institucionet në nivelin ekzekutiv por edhe institucionet tjera publike të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të garantuar zbatim të plotë të ligjit për mbrojtje të sinjalizuesve.

KDI-ja po ashtu inkurajon punonjësit në sektorin publik të kontribuojnë në kulturën kundër-korrupsion duke e përdorë sinjalizimin si mjet por edhe si vlerë në mbrojtjen e interesit të përgjithshëm publik.

Kjo tryezë u mbajt në kuadër të kampanjës “Zero Korrupsion” me përfaqësues nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, përfaqësues nga institucionet e nivelit qendror, përfaqësues të shoqërisë civile dhe medieve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se Paul Pogba ka prekur fundin e karrierës së…