KDI publikon gjetjet nga monitorimi i punës së Kuvendit
18 gusht 2020
| 08:16
Kuvendi i Kosovës tashmë ka mbyllur punët për sesionin pranveror 2020, ndërsa Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) do të prezantojë gjetjet kryesore nga monitorimi i punës së Kuvendit gjatë sesionit pranveror 2020 dhe vlerësimin lidhur me performancën e Kuvendit gjatë këtij sesioni.
Të gjitha gjetjet, KDI do t’i prezantojë sot në një konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në orën 11:00, te zyrat e KDI-së.



