KDI: Rahoveci, komuna më transparente në Kosovë

23 korrik 2021 | 11:33

Instituti Demokratik i Kosovës(KDI) ka treguar për komunat më transparente në Kosovë.

Sipas raportit “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë” i publikuar sot nga KDI-ja pesë komunat më transparente për vitin 2020 vlerësohet të jenë Rahoveci, Lipjani, Drenasi, Gjakova dhe Mitrovica e Jugut.

Gjatë publikimit të këtij raporti,  Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i KDI-së, ka  theksuar se transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve publike janë parakushtet kyçe për qeverisje të mirë dhe demokratike.

Ndërsa, ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se transparenca është një nga shtyllat kryesore për qeverisje të mirë, duke shtuar se kjo ministri kanë hartuar dy projekte për avancimin e transparencës komunale.

May be an image of text that says 'Vlerësimi transparences sẽ komunave nẽ tre vitet fundit (2018-2020) Vleresimi 2018 Komuna Piket 2019 Rahoveci Pérqindje Piket 2020 Perqindje Mitrovica 79.66 Piket Pérqindje 88.54 Prishtina 77.97 93.75 86.46 Drenasi P/A 88.54 86.46 Malisheve 83.89 82.29 83.33 Viti 72.88 91.67 83.33 Gjakova P/A 72.92 83.33 83.89 76.04 81.25 89.58'

Raporti “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë” shpalos të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale në 38 komunat e Kosovës bazuar në 48 indikatorë vlerësues të përzgjedhur konform obligimeve ligjore dhe udhëzimeve administrative që rregullojnë̈ punën dhe funksionimin e institucioneve të qeverisjes lokale.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Falë një paraqitje të shkëlqyeshme sonte, Drita ka arritur që…