
KDI sot publikon raportin për bllokadën në Kuvend
07 gusht 2025
| 08:18
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) do të mbajë sot në orën 10:00, një konferencë për media, ku do të publikohet raporti më i ri me titull: “Bllokada në Kuvendin e Kosovës dhe cenimi i integritetit institucional”.
Në këtë raport, KDI adreson sfidat dhe pengesat në funksionimin e Kuvendit, me fokus të veçantë në ndikimin që këto zhvillime kanë pasur në proceset demokratike dhe integritetin e institucioneve përfaqësuese.
Kuvendi është i bllokuar prej kohësh dhe nuk është konstituuar ende, për shkak të qëndrimeve të kundërta ndërmjet partive politike, duke krijuar një ngërç institucional serioz.