KE i FFK-së: Implementimi i sistemit VAR, i suksesshëm

24 gusht 2021 | 15:29

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës. KE ka konstatuar se ishte i suksesshëm implementimi i sistemit VAR, raporton “Epoka e re”.

“KE analizoi fillimin e garave dhe implementimin e sistemit VAR dhe konstatoi se garat nisën mjaft mirë, ndërkaq sistemi VAR u vlerësua si mjaft i dobishëm që reflektoi siguri te futbollistët, gjyqtarët, trajnerët dhe të adhuruesit dhe që kontribuon në mbarëvajtje jashtëzakonisht të mirë të garave”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Njoftimi i plotë nga Federata e Futbollit të Kosovës:

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës. KE analizoi fillimin e garave dhe implementimin e sistemit VAR dhe konstatoi se garat nisën mjaft mirë, ndërkaq sistemi VAR u vlerësua si mjaft i dobishëm që reflektoi siguri te futbollistët, gjyqtarët, trajnerët dhe të adhuruesit dhe që kontribuon në mbarëvajtje jashtëzakonisht të mirë të garave.

Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe z. Taulant Hodajt, ushtrues i detyrës së Sekretarit të përgjithshëm.

KE shqyrtoi edhe Ankesat dhe Parashtresat drejtuar këtij organi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Problemet shëndetësore të Papa Franceskut mund të çojnë në dorëheqjen…