Kë po e lë fajtor babai i kameramanes së vrarë nga Alex Baldwin?

25 tetor 2021 | 16:05

Babai i kameramanes së vrarë Halyna Hutchins, Anatoly Androsovich, foli për herë të parë pas tragjedisë që tronditi botën e filmit mëngjesin e së premtes.

Androsovic tha se ai dhe familja e tij janë të shkatërruar nga tragjedia e tmerrshme që ka ndodhur, por që nuk e fajësojnë aktorin Alec Baldwin.

“Ende nuk mund ta besojmë që Halina ka vdekur. Nëna e saj do të çmendet nga mërzia. Megjithatë, unë nuk ia hedh fajin aktorit Alec Baldwin. Përgjegjësia është mbi stafin që merret me pajisjet dhe armët – tha babai i të ndjerit, duke shtuar se Baldwin ishte në kontakt me burrin e Halyna, Matthew.

Anatolij aktualisht është duke luftuar për të fluturuar në SHBA me gruan e tij Olga dhe vajzën Svetlana për të ngushëlluar nipin e tij, djalin e Halinës , Andros.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e martë) do të mbahet mbledhja e Kryesisë së…