KEDS Academy VII hap dyert për studentë dhe nxënës

05 nëntor 2019 | 16:00

KEDS Academy ka hapur dyert për gjeneratën e VII. Nga dita e martë deri më 15 nëntor, studentët e vitit të fundit të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike atij të Ndërtimtarisë si dhe nxënësit e shkollave të mesme teknike të klasave të 12-ta mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit njëvjeçar të KEDS Akademisë.

Gjithsejtë do të pranohen 65 aplikantë, prej të cilëve 30 studentë dhe 35 nxënës.

Kriter për studentë është nota mesatare, njohja e gjuhës angleze dhe shkathtësitë komunikuese dhe ato të njohjes së teknologjisë informative.

Për nxënës është suksesi në mësime, shkathtësitë komunikuese dhe ato të teknologjisë informative, përderisa njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Pjesëtarët e Akademisë aftësohen profesionalisht, si në aspektin teorik, ashtu edhe në atë praktik për tregun e punës. Ata që e kalojnë me sukses programin njëvjeçar në fund pajisen me certifikata të njohura ndërkombëtarisht.

KEDS Akademia ofron një program që është komplet i financuar nga kompania, sjell për të ligjëruar profesorë eminentë nga Universiteti Bogazici i Stambollit, që rangohet ndër universitetet më prestigjioze të Botës. Ligjërues janë edhe menaxhmenti i KEDS-it, përderisa pjesa praktike bëhet në departamente të ndryshme të kompanisë.

Deri tash, në gjashtë gjeneratat e para të KEDS-it Akademisë janë aftësuar dhe certifikuar 300 studentë dhe nxënës. Një pjesë e madhe e tyre janë punësuar në KEDS apo në kompanitë tjera energjetike.

KEDS Akademia është vlerësuar edhe nga organizatat botërore duke fituar deri tash shumë çmime në sektorin e Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatës në qendra të rëndësishme globale, si në Paris, Londër, Uashington e shumë të tjera.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka pritur në…