KEDS-i bën apel që të kursehet energjia elektrike aty ku mundet

31 dhjetor 2021 | 20:41

Nata e Vitit të Ri, KEDS del me komunikatë për media.

KEDS-i u ka kërkuar qytetarëve që ta shfrytëzojnë sa më racionalisht energjinë elektrikë sonte, në ditën e ndërrimit të motmoteve.

Kjo thirrje e KEDS-it vjen si pasojë e rritjes së konsumit në orët e fundit, e që po vazhdon edhe këto momente, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë:

Të shfrytëzohet sa më racionalisht energjia elektrike në mënyrë që ta kalojmë ndërrimin e motmoteve pa ndërprerje të energjisë elektrike.

Në orët e pasdites së sotme, konsumi i energjisë elektrike është rritur dukshëm dhe ky trend është duke vazhduar edhe në këto momente. Në mënyrë që të parandalohen mbingarkesat në rrjet, KEDS bën përsëri apel që të kursehet energjia elektrike aty ku mundet dhe të shfrytëzohet sa më racionalisht.

Ekipet tona janë mobilizuar në secilin distriktin për të intervenuar në kohën më të shpejtë të mundshme në rast nevoje derisa nga Qendra Dispeçerike po përcjellet e tërë infrastruktura energjetike përmes sistemeve më të avancuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në përmbyllje të vitit 2021, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,…