KEDS-i: Investimet do ta bëjnë Drenasin 24 orë me energji elektrike

01 gusht 2019 | 12:26

Në kuadër të takimeve të rregullta për zhvillimin e projekteve investive nëpër komuna, zyrtarët e KEDS-it një të tillë e mbajtën në komunën e Drenasit.

“Aty me zyrtarët komunalë u diskutua për sfidat që dalin gjatë realizimit të projekteve dhe për kërkesat dhe nevojat e banorëve në këto anë. Një ndër çështjet që u përfol në takim, ishte edhe zhvendosja e shtyllave në hapësirën e stadiumit të ri që po ndërtohet në Drenas dhe lokacionet për vendosjen e trafove. KEDS u zotua që do të intervenojë për të zgjidhur çështjet e parashtruara në kohën më optimal”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

“Rreth 30-40 për qind e komunës së Drenasit po përfshihet në investimet që po bënë KEDS ketë vit, që kapin koston prej 3 milionë eurove, por KEDS, po aq ose më shumë buxhet do të investojë edhe vitin e ardhshëm, që qyteti i Drenasit të kenë 24 orë pandërprerë energji elektrike”, ka thënë Drejtori i Investimeve në KEDS, Hasan Oz.

Kurse, drejtori i Infrastrukturës Publike në komunën e Drenasit , Idriz Hysenaj, u premtoi zyrtarëve të KEDS-it bashkëpunim për të shtyrë procesin e punës dhe bashkërisht me ia dalë për një të ardhme më të mirë energjetike për qytetarët e Drenasit.

 

/Epoka e Re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Caster Semenya humbet sfidën me drejtësinë dhe nuk do të…