KEDS-i për gjobën nga MINTI-i: Po punojmë për zgjidhje të pranueshme për palët

15 prill 2026 | 17:22

Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë– KEDS ka thënë se është duke punuar për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët, në lidhje me gjobat e shqiptuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI).

Në një përgjigje me shkrim për RTKLive, zëdhënësja e KEDS-it, Bleona Dallaveraj tha se aktualisht KEDS-i është në komunikim të vazhdueshëm me ZRRE-në, me qëllim, sipas saj, identifikimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të pranueshme.

“KEDS, në cilësinë e kompanisë së rregulluar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), operon në përputhje të plotë me kornizën ligjore në fuqi, ku çdo investim i nënshtrohet koordinimit dhe aprovimit paraprak nga ZRRE. Në këtë drejtim, dhe në funksion të trajtimit të situatës së krijuar, KEDS ju informon se aktualisht është në komunikim të vazhdueshëm me ZRRE dhe AMK, me qëllim identifikimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të pranueshme për të gjitha palët. Për më tepër, duke qenë se kjo çështje është aktualisht në trajtim nga organet kompetente hetimore, konsiderojmë të nevojshme që në këtë fazë të përmbahemi nga ofrimi i informacioneve shtesë, me qëllim shmangien e çdo mundësie të ndikimit apo pengimit të hetimeve në vijim”, tha ajo.

Duke shtuar se  KEDS mbetet i përkushtuar të bashkëpunojë në mënyrë të plotë me institucionet përkatëse dhe të kontribuojë në trajtimin e drejtë dhe transparent të kësaj çështjeje, në përputhje me obligimet ligjore dhe rregullatore.
MINTI gjobit KEDS-in në lidhje me njehsorët e energjisë elektrike

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), dje ka shqiptuar gjoba ndaj KEDS-it, pas konstatimit se kompania nuk ka respektuar afatin e vlefshmërisë së verifikimit për njehsorët elektrikë.

Sipas njoftimit të MINTI-t, pas ankesave të pranuara nga konsumatorët, janë intensifikuar kontrollet në terren përmes Komisionit Verifikues për njehsorët elektrikë.

Gjatë verifikimeve të realizuara në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë, është konstatuar se disa njehsorë elektrikë kishin afat të skaduar të verifikimit, duke rezultuar në shkelje nga ana e KEDS-it.

Në bazë të këtyre gjetjeve, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, duke u mbështetur në Ligjin për Metrologji, ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 1,500 deri në 5,000 euro për secilin njehsor me afat të skaduar të vlefshmërisë.

MINTI ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe në trajtimin me prioritet të çdo ankese që adresohen në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorëve.

Po ashtu, ministria ka bërë të ditur se për të lehtësuar raportimin e parregullsive në treg, nga sot është funksionalizuar një numër mobil për pranimin e ankesave, ku qytetarët mund të raportojnë në çdo kohë, përfshirë vikendet dhe festat, edhe përmes platformës Viber.

640565883_1268320458813700_5547005206427961946_n.jpg

LDK akuzon MINT për tentim mbulimi të skandalit me njehsorët elektrikë

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, ka ngritur shqetësime lidhur me, siç i quajti ai, keqpërdorimet dhe “hajninë” përmes njehsorëve elektrikë, duke akuzuar Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) se po tenton ta mbulojë rastin përmes gjobave ndaj KEDS-it.

722278-QXYqhW118v.jpg

Në një konferencë për media, Azemi tha se komunikata e fundit e MINT-it, sipas tij, konfirmon pretendimet e LDK-së se ka pasur manipulime me njehsorët elektrikë në dëm të qytetarëve.

Ai kritikoi gjobat ndaj KEDS-it si të vonuara dhe të pamjaftueshme, duke kërkuar që qytetarët e dëmtuar të kompensohen deri në “centin e fundit”, dhe jo vetëm të ndëshkohet kompania.

LDK gjithashtu kërkoi nga institucionet përgjegjëse ruajtjen e provave dhe hetim të plotë të rastit, duke paralajmëruar se do të vazhdojë të insistojë në zbardhjen e plotë të çështjes deri në fund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se…