KEDS-i po ndriçon për herë të parë fshatin Kabash të Prizrenit

03 shtator 2020 | 15:58

KEDS-i është duke përfunduar një projekt të madh investues në Kabash të Prizrenit. Ky fshat historik i shtrirë mbi gërmadhat e lashta arkeologjike, po ndriçohet për herë të parë nga KEDS-i në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit.

Ky vendbanim që daton nga lashtësia e që sipas historianëve ka qenë i banuar me popullatë autoktone iliro-dardane, do të kyçet së shpejti në rrjetin energjetik të KEDS.

Investimi i cili përfshin afro 60 shtylla betoni, 17 shtylla metalike dhe rreth 6 km largpërçues, pritet të finalizohet brenda këtij viti. Punimet po kryhen me një dinamikë të lartë nga ekipet e KEDS-it.

Kjo zonë e thellë malore, e cila parashihet të kthehet në zonë turistike, me kyçjen në rrjetin energjetik të KEDS-it do të ofrojë mundësi të shumta rekreative për qytetarët dhe turistët e huaj.

KEDS-i po vazhdon me investime në rrjetin energjetik çdo ditë anekënd Kosovës, që tregon përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të qenë afër konsumatorit për të mbështetur ata aty ku është nevoja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, para takimit në Shtëpinë e…