KEDS-i thekson gatishmërinë për të kontribuar në projektet hulumtuese të rrjetit distributiv
Menaxhmenti i KEDS-it ka marrë pjesë në takimin e organizuar me akterët e projekteve të BE-së që synojnë avancimin dhe digjitalizimin e sistemit elektroenergjetik.
Në takim, ku mori pjesë edhe kryeshefi ekzekutiv i KEDS-it, Alpin Dogan, së bashku me ekipin e tij Avni Alidemaj, Turan Kocabayraktar dhe Alush Mexhuani u theksua gatishmëria e kompanisë për të kontribuar në projektet hulumtuese të rrjetit distributiv dhe për të qenë pjesë e projekteve testuese të financuara nga fondet e BE-së, në bashkëpunim me akademinë, KOSTT-in dhe institucionet tjera evropiane.
Pjesëmarrës në takim ishin edhe Filip Rzharov nga ekipi evropian i koordinimit, si dhe përfaqësuesve nga KOSTT dhe UBT.
Aty u prezantua edhe aplikacioni që mundëson monitorimin e transformatorëve, pajisjeve të mbrojtjes, kabllove, baterive dhe ndërprerësve, si dhe sistemet e parashikimit të defekteve, lokalizimit të defekteve në linjat ajrore dhe vlerësimit dinamik të kapacitetit të tyre.
Këto teknologji synojnë rritjen e sigurisë, efikasitetit dhe integrimin më të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.



