KEDS iu ndërpret rrymën kazinove ilegale në Karaçevë, pritet rrënimi i tyre
19 shtator 2020
| 00:49
Një sërë institucionesh shtetërore janë aktivizuar në operacionin e Karaçevës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, kryesisht ato të kazinove.
Përveç Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në vend të ngjarjes kanë shkuar edhe ekipe të KEDS-it për të ndërprerë energjinë elektrike të objekteve ilegale të kazinove e që më pas të rrënohen, njofton Klan Kosova.
U konfirmua edhe zyrtarisht që nga ky aksion në pranga përfunduan edhe 33 persona, 10 prej të cilëve ishin zyrtarë policorë.
Sipas informatave që ka Klan Kosova në Karaçevë janë arrestuar edhe disa gra që dyshohet se e kanë ushtruar veprimtarinë e prostitucionit.



