KEDS shënoi 5 Qershorin- Ditën Botërore të Mjedisit me veprime konkrete

05 qershor 2025 | 16:46

KEDS-i ka njoftuar se stafi i tyre  ka nisur ndërtimin dhe vendosjen e komposterave në disa prej hapësirave të kompanisë, si një hap praktik drejt menaxhimit të qëndrueshëm të mbetjeve organike.

“Kjo nismë është pjesë e angazhimit tonë për përgjegjësi mjedisore dhe për të dhënë shembullin si një kompani energjetike që kujdeset për të ardhmen e planetit. Si Kompani për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike, kemi mundësinë dhe përgjegjësinë që të ndikojmë pozitivisht, jo vetëm përmes energjisë që shpërndajmë, por edhe përmes kujdesit ndaj burimeve natyrore. Sepse çdo veprim i vogël sjell një ndryshim të madh për një mjedis më të pastër dhe një të ardhme më të gjelbër!”, ka njoftuar KEDS-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatit Luka Mishetiq, ka kundërshtuar…