Keisi poston imazhet “hot” në Instagram, Ronaldo ngacmon Kristin…

08 qershor 2023 | 11:22

Megjithëse duket se historia e Keisi Medinit dhe Krist Aliajt përfundoi që brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, pa nisur mirë, njerëzit ende s’i lënë rehat.

Gazetari i njohur, Ronaldo Sharka, që është një prej djemve më mistrecë të showbiz-it, duket se s’ka ndërmend t’i lërë ngacmimet për dy miqtë e tij.

Keisi ka postuar disa momente “Hot” në llogarinë e saj në Instagram, teksa ndodhet në Turqi për xhirimet e “Kepit të VIP-ave”. Mirëpo sytë na shkuan menjëherë tek komenti i Ronaldos, që etiketon Kristin dhe i shkruan:

“Fol po deshe.”

Edhe po të dojë të flasë, Kristi s’do të ketë çfarë të thotë… Kjo sepse komenti është ende pa përgjigje, ndërsa ndjekësit janë shkrirë së qeshuri me ngacmimet e Ronaldos.

Keisi poston imazhet “hot” në Instagram, Ronaldo ngacmon

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përmes një deklarate për medie…