
Kejvina Kthella “ndez” rrjetin me veshjen ekstravagante që i zbulon shumë
10 shtator 2020
| 11:16
Prej disa ditësh, Kejvina Kthella, ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” fotografi mjaft seksi. Modelja e njohur ka shkëputur disa poza nga seti i ri fotografik dhe i ka publikuar në rrjetet sociale.
Në fotot në fjalë, ish-velina shfaqet si gjithmonë në super formë dhe shumë seksi. Ajo mban veshur një fustan të gjatë, i cili ka një të çarë të madhe dhe një dekolte shumë të hapur.
Fustani është elegant dhe në të njëjtën kohë aq ekstravagant sa i zbulon shumë nga trupi i saj në formë. “Mbretnesha??”, shkruan Kejvina krahas fotove provokuese që si gjithmonë marrin mijëra pëlqime dhe komplimente të shumta.
E teksa fansat i bëjnë komente nga më të ndryshme, ka nga ata që e pyesin se kush është mbreti. Por sigurisht që Kejvina nuk u kthen përgjigje, duke i bërë kurioz fansat e shumtë.
