KEK-u dhe Termokos-i nënshkruajnë marrëveshje për furnizim me ngrohje

09 tetor 2023 | 16:29

Korporata Energjike e Kosovës (KEK) dhe Termokosi kanë nënshkruar marrëveshjen për furnizim me ngrohje për sezonin dimëror 2023-24.

Sipas njoftimit të KEK-ut, kjo marrëveshje i hap rrugën fillimit të sezonit të ngrohjes duke filluar nga 15 tetori i këtij viti deri më 15 prill të vitit 2024 për qytetarët e Prishtinës të cilët kanë qasje në rrjetin e ngrohtores Termokos.

“Sot, zëvendëskryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Përparim Kabashi dhe kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike Termokos, Fisnik Osmani kanë nënshkruar marrëveshjen për furnizim me ngrohje për sezonin dimëror 2023-24 në mes të KEK-ut dhe Termokos. Kjo marrëveshje i hap rrugën fillimit të sezonit të ngrohjes duke filluar nga data 15. 10. 2023 deri me 15. 04. 2024 për qytetarët e Prishtinës të cilët kanë qasje në rrjetin e ngrohtores Termokos”,  ka njoftuar KEK-u.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi janë deklaruar të pafajshëm para…