KEK-u shpall tender për furnizim me pllaka për mullinj

22 mars 2026 | 08:08

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka hapur tender për furnizim me pllaka për mullinj për blloqet A3, A4 dhe A5, me vlerë të parashikuar rreth 400 mijë euro.

Kontrata do të realizohet përmes procedurës së hapur dhe do të zgjasë 120 ditë, ndërsa furnizimi parashihet të bëhet në depon e TCA-së në Obiliq.

Afati për dorëzimin e ofertave është deri më 4 maj 2026 në ora 13:00, ndërsa kriter për përzgjedhje do të jetë çmimi më i ulët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Kosovës, Aro Muriq, ka shkëlqyer në ndeshjen ndaj…