Kelmendi përmend 10 personalitete që plotësojnë kushtet për president konsensual

03 mars 2026 | 14:22

Gazetari Adriatik Kelmendi ka prezantuar 10 personalitetet që i plotësojnë kushtet për president konsensual.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka mungesë të figurave me peshë politike dhe institucionale që mund t’i shërbejnë vendit.

Kelmendi në “Facebook” ka përmendur emrat e 10 personaliteteve që i plotësojnë kushtet.

“Kosova nuk ka mungesë të figurave me peshë politike dhe institucionale, të cilët kanë parakushte për t’i shërbyer mirë vendit nga pozita e presidentit, por ka mungesë të seriozitetit nga ata që i kanë numrat. Ja një listë prej dhjetë personaliteteve, të cilët do të mund të paraqisnin figura konsensuale dhe të dinjitetshme për president/e: Agim Çeku, Arianit Shehu, Atifete Jahjaga, Blerim Shala, Edita Tahiri, Gresa Caka, Muhamedin Kullashi, Rexhep Ismajli, Valdete Daka, Veton Surroi”, ka shkruar Kelmendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa pas mbledhjes së grupit parlamentar…