
Kelmendi: Qeveria Kurti po e zhduk familjen kosovare
23 shkurt 2022
| 14:57
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka thënë se kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, po i vret familjet kosovare me Projekt-kodin Civil, i cili lejon martesat mes gjinive të njëjta.
Ai ka thënë se nëse Serbia ka vrarë shqiptarët me armë, Albin Kurti po i vret me këtë ligj.
“Martesat brenda të njëjtës gjini janë në kundërshtim të plotë me qenien njerëzore. Këto martesa janë vrasësi kryesor i familjes. Qeveria Kurti jo vetëm që i mashtroi qytetarët, iu rëndoi edhe ma shumë gjendjen ekonomike, por tani me këtë Projekt-kod po e shkatërron shtyllën kryesore të shtetit, familjen”, ka shkruar Kelmendi në llogarinë e vet në “Facebook”.