Kelmendi takohet me shefin e EULEX-it, bisedojnë për sundimin e ligjit

01 nëntor 2022 | 14:11

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur të martën në takim shefin e EULEX-i, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për sundimin e ligjit, identifikimin dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta dhe avancimin e bashkëpunimit në funksion të konsolidimit të një sistemi të drejtë ligjor.

Në këtë kontekst, Kelmendi e ka vlerësuar të domosdoshme mbështetjen dhe ekspertizën e EULEX-it në ngritjen e efikasitetit gjatë trajtimit të rasteve të ndryshme penale.

Po ashtu, Kelmendi ka shprehur gatishmërinë institucionale për t’i adresuar të gjitha rekomandimet që dalin nga raporti monitorues i EULEX-it lidhur me punën e Prokurorit të Shtetit.

Me këtë rast, ai ka çmuar lart procesin e monitorimit të rasteve të ndryshme penale, duke ndikuar kështu pozitivisht në avancimin e punës profesionale të prokurorëve të shtetit.

Në fund, të dy bashkëbiseduesit e kanë vlerësuar këtë takim mjaft të dobishëm dhe produktiv, si dhe shprehen gatishmërinë e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit institucional edhe në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën janë publikuar rezultatet e regjistrimit të popullsisë në…