Kelmendi: Zgjedhje të reja nuk do kemi deri pas balotazhit

05 shtator 2025 | 16:23

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të vendosur masë të përkohshme ndaj Kuvendit deri më 30 shtator.

Në një shkrim të publikuar në profilin e tij në “Facebook”, Kelmendi është shprehur me ironi se ky vendim nënkupton shtyrjen e çdo mundësie për zgjedhje të parakohshme deri pas balotazhit të 9 nëntorit.

“Kushtetuesja shpall masë të përkohshme për Kuvendin deri më 30 shtator. Kjo i bie që nuk do të ketë zgjedhje parlamentare eventuale deri pas balotazhit të 9 nëntorit. Dhe nuk do të ketë Kuvend të konstituuar së paku edhe një muaj. Rrjedhimisht as qeveri të re. Shtet legjendar jemi!’, ka shkruar Kelmendi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, sot…