
Kelmendi: Zyra e Koordinatores të OKB-së nuk mohoi se ka pasur email drejt agjencive
Gazetari dhe autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka reaguar pasi Zyra e Koordinatores së OKB-së ka konfirmuar se ka pasur një email të dërguar agjencive lidhur me qasjen ndaj Qeverisë në detyrë.
”Zyra e Koordinatores së OKB-së po e pranon që ka pasur email prej tyre drejt agjencive. Faleminderit!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Dmth Zyra e Koordinatores së OKB-së po e pranon që ka pasur email prej tyre drejt agjencive. Faleminderit!
Po e pranon se iu kanë rrjedhur emailet. Faleminderit!
Nuk po e mohon përmbajtjen e emailit. Faleminderit!
Saktë: Unë kam raportuar se ka pasur email.
Saktë: Unë kam përfolur përmbajtjen e emailit.
Asnjëra nga këto nuk mohohet nga OKB.
Se si i komunikon politikat e veta OKB-ja është punë e OKB-së. Unë nuk jam marrë me këtë pjesë.
Kaq kisha.
Kush dëshiron, le ta publikojë emailin e rrjedhur.
Unë me kaq e kam përmbushur misionin tim të gazetarit, me profesionalizëm.
Faleminderit!
P.S. A u rrit çmimi i rrymës, se zëdhënësat e qeverisë thonin është fake news!
UNKT e konfirmon emailin lidhur me komunikimet me qeverinë në detyrë, nuk komenton përmbajtjen