“Kemi pranuar një aplikim për një parti të re”

23 korrik 2021 | 12:25

Yll Buleshkaj nga Zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim ka thënë se Lista Serbe ka mbajtur kuvendin zgjedhor, ku ka zgjedhur kryetarin e ri. Pos saj, është dorëzuar një aplikim për një parti të re politike.

“E kemi pranuar një aplikim për parti të re me emrin ‘Forca e Diasporës’. Jemi në shqyrtim të saj”, ka thënë ai.

Iniciativat “Bashkë për Istogun” dhe “Lista Guxo” janë certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Buleshkaj ka njoftuar se “Lista Guxo” do të kandidojë në Ferizaj vetëm për Kuvend Komunal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal në Gjilan në…