“Kemi raketa ‘Javelin’ dhe tri anije patrulluese”, Rama: Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshirë edhe Serbinë

30 dhjetor 2025 | 12:44

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës vjetore me gazetarë, ka folur edhe për ushtrinë dhe sistemin mbrojtës.

Ai është shprehur se Shqipëria ka raketa “Javelin” dhe tri anije patrulluese.

Ndër të tjera kreu i qeveris, ka deklaruar se Shqipëria ka sot ushtrinë më të mirëpaguar në rajon.

“Kemi ushtrinë më të mirë paguar në rajon, përfshi edhe Serbinë. Ambicia jonë është që ushtria jonë të arrijë në mesataren e vendeve të NATO-s sa i përket anës financiare. Ky vit na gjen me një sistem raketor ‘Javelin’, na gjen me tre anije patrulluese që I kemi dhuratë nga Italia, na gjen me radarë falë bashkëpunimit me Francën. Ajo që mbetet ambicia kryesore është Shqipëria një vend prodhues i industrisë ushtarake. Do prodhojmë dronët luftarakë dhe sistemet antidron. Në 2026 do të shihni edhe produktet e para. Ne vazhdojmë punën për të bërë kontrata të tjera për industrinë detare dhe ajrore”, është shprehur kryeministri Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pyetja e parë që i është kryeministrit të Shqipërisë, Edi…