
Kendall Jenner i lë të gjithë pa fjalë me ecjen e saj në pasarelë, 70% e zhveshur
Modelja Kendall Jenner eci në pasarelë me një fustan krejtësisht transparent të zbukuruar me tufa gëzofi në mbylljen e sfilatës së Schiaparelli-t për pranverën 2026 në Javën e Modës në Paris.
Fustani i gjatë dhe transparent nxirrte në pah siluetën sensuale të modeles, duke i dhënë flakën internetit me pamjen e saj.
Doreza të njëjta, sandale me taka metalike dhe një palë vathë të artë tërheqës u kombinuan me fustanin. Flokët e Jenner ishin të mbledhura në një topuz elegant.
Kendall u pasua në rreshtin e parë nga motra e saj më e vogël Kylie dhe këngëtaret Rosalía dhe FKA Twigs
Rastësisht, “fustani i zhveshur”, si ai që veshi Jenner, është bërë një nga trendet më të njohura të modës, veçanërisht në Hollywood. Ky lloj fustani konsiderohet si një shenjë e vetëbesimit.