Këndi arkivor i Shqipërisë në komunën e Vushtrrisë

09 mars 2022 | 13:05

Në Komunën e Vushtrrisë është përuruar këndi arkivor i Shqipërisë, për të siguruar qasje në dokumente për studiuesit, historianët dhe për të gjithë qytetarët që shprehin interesim.

“Bashkë me zyrtarët dhe studiuesit e historisë, pritëm në takim drejtorin e përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido, zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë Endrit Musaj dhe përgjegjësin e sallës së Studimit dhe Bibliotekës Myrteza Sharra”, ka bërë me dije drejtoresha e DKRS-së në Vushtrri, Medina Bunjaku.

Ajo ka njoftuar se në këndin arkivor është i rregulluar sistemi efikas ku qytetarët e Komunës së Vushtrrisë do të kenë mundësinë e informimit dhe leximit digjital të literaturave, dokumenteve të vjetra dhe fotove të ndryshme me karakter historik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi dhe Paris Saint-Germain do të ndeshen mes vete…