Kendrick Lamari merr çmimin Pulitzer për muzikë

18 prill 2018 | 11:17

Reperi Kendrick Lamar ka fituar çmimin Pulitzer për muzikë me albumin “Damn”. Kjo është hera e parë që një projekt muzikor i cili nuk është klasik apo xhaz fiton këtë çmim.

Bordi i Pulitzerit e ka vlerësuar këtë album si një punë që përfaqëson kompleksitetin e jetës së afro-amerikanëve. Lamari ka marrë lëvdata për përmbajtjen tekstuale dhe miksimin e muzikës hip-hop me xhaz, soul, funk dhe melodi afrikane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Justin Theroux së fundmi është parë në shoqërinë e një…