Kënga “Liria ka emër” emocionin Ramush Haradinajn: Rrnoftë UÇK-ja (video)
10 shkurt 2026
| 15:34
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka publikuar një pjesë nga një këngë me motive të UÇK-së, duke e shoqëruar postimin me mbishkrimin: “Rroftë UÇK”.
Videoja e shpërndarë paraqet një interpretim muzikor me simbolikë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është pritur me reagime të shumta nga ndjekësit në rrjetet sociale, ku janë regjistruar mijëra pëlqime dhe komente brenda një kohe të shkurtër.
Kënga është e artistit Xhafer Ahmetaj dhe është publikuar rreth një vit më parë, ndërsa Haradinaj ka zgjedhur të ndajë vetëm një pjesë të saj në profilin e tij në “Facebook”.



