Kënga “Me ty” e Luiz Ejllit arrin një milion klikime në vetëm nëntë orë pas publikimit

14 shkurt 2023 | 23:38

Këngëtari Luiz Ejlli ka inicizuar një këngë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

“Me ty” titullohet balada të cilën ai e ka kompozuar dhe interpretuar në dedikim për dashurinë e tij brenda shtëpisë, moderatoren Kiara Tito.

Me t’u publikuar në YouTube dhe duke parë impaktin e madh që formati ka në rrjetet sociale, kënga ka arritur që menjëherë të shënojë shifra të larta klikimesh.

Në vetëm nëntë orë pasi është hedhur në YouTube, “Me ty” nga Luiz Ejlli ka arritur plot një milion klikime.

Ky duket si një rekord më vete, pasi të rralla për të mos thënë që nuk mbahet mend që një këngë shqiptare të ketë arritur këtë shifër brenda një dite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka…