
Këngë të tmerrshme
11 maj 2021
| 08:56
Lulzim Tafa
Mo’ Zot e liga
E çohen e vijnë
I presim me gjoks
Qafën ua shtrijmë
Mo’ Zot e liga
E vijnë pa le dita
Gjerdanin me plumba
E brezin me thika
Mo’ Zot e liga
E sulen pa tutë
Mbi qafat e urta
Mbi gjokset e butë
Mo’ Zot e liga
E çohen e vijnë
Mo’ Zot e liga
Ja po vijnë
(1999)